Shifrat flasin në favor të ekipit të Vllaznisë… Mund të themi kështu, pasi në bazë të shifrave që flasin qartësisht në favor të ekipit të Thomas Brdariç, ata kanë qenë të pathyeshëm në stadiumin e vet në këtë sezon.

Në tre ndeshjet e luajtura deri më tani në fushën e vet në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia nuk ka koleksionuar asnjë humbje. Një tregues ky që kuqeblutë e kanë kthyer në fortesë këtë stadium dhe nuk kanë dalë asnjëherë të mundur në këtë sezon futbollistik.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse këto statistika, të cilat flasin qartësisht në favor të ekipit të Vllaznisë, do të vijojnë apo jo edhe në tre ndeshjet e ardhshme, pikërisht kundër Dinamos, Elbasanit dhe Laçit, të cilat do të luhen që të gjitha në transfertë.
Maringlen ZHIVANI