Ecuria e Vllaznise gjate ketij sezoni ka qene pergjithesisht e mire dhe me perjashtim te ndonje oshilacioni ne ndeshjet e para te fazes se dyte, te tjerat kane shkuar mire.

Pas ndeshjeve te javes se 14-te, ajo ndodhet ne vendin e gjashte te renditjes me 20 pike te grumbulluara. Natyrisht qe mund te kishte bere me mire, ndoshta edhe 3-4 pike do te kishte patur me teper ne renditje dhe mbase per gabime te veta apo dhe te arbitrave dhe nese ato pike do t’i kishte sot do te flisnim ndryshe sepse kuqeblute do te ishin ne vend te dyte ose te trete.

“Mekatet” per keto gabime, Vllaznia duhet t’i gjeje padyshim tek ndeshjet qe ajo ka luajtur ne “Loro Boriçi”. Ne vend qe ky stadium dhe tifozet te ishin nje pike e forte per te, ka ndodhur e kunderta. Skuadra ne 7 ndeshjet qe ka luajtur ne fushen e vet, ka marre vetem 8 pike!!!

Ka dy fitore ndaj Laçit dhe Skenderbeut si dhe dy barazime, ndaj Luftetarit dhe Teutes nderkohe qe ka koleksionuar edhe tre humbje, ndaj Tiranes, Partizanit dhe Bylisit. Per ndeshjet brenda fushe, Vllaznia aktualisht renditet ne vendin e tete duke patur poshte vetes vetem Luftetarin dhe Flamurtarin.

Por sakaq, “surpriza” e vertete eshte ecuria e Vllaznise ne ndeshjet ne transferte. Ajo ndodhet aktualisht ne vend te pare ne renditjen e ndeshjeve ne transferte me 12 pike te grumbulluara ne 7 ndeshje te luajtura.