Superiorja ka dhe disa ditë pushim, para se të rinisë me javën e 20-të të saj. Në 19 javë të luajtura, Dinamo e mbylli si kampion i dimrit.
Në vazhdim janë dhe disa statistika të prodhuara deri tani në kampionatin shqiptar.
*Janë shënuar 213 gola në 95 ndeshje, që japin një mesatare 2.24 gola për takim.
*Fitoret më të mëdha në shtëpi: Bylis 4-0 Teuta, Egnatia 4-0 Bylis, Tirana 4-0 Bylis.
*Humbja me e madhe në shtëpi: Elbasani 0-5 Dinamo.
*Ndeshja me më tepër gola: Tirana 3-4 Vllaznia.
*Ecuria me më tepër fitore radhazi: Vllaznia(3 ndeshje).
*Më shumë ndeshje pa humbje: Partizani(15 ndeshje).
*Më shumë ndeshje pa fitore: Skënderbeu(10 fitore).
*Më shumë humbje radhazi: Bylis(5 ndeshje).
*Golashënuesit kryesorë: Zabërgja, Balaj, Mandela(8 gola).