Vllaznia nuk e ka pasur asnjëherë të lehtë të fitojë përballë Teutës dhe për më tepër në Durrës, me një rivalitet që ka ekzistuar gjatë gjithë periudhës kur skuadrat kanë qenë në elitë.

Në transfertën e Durrësit, shkodranët nuk fitojnë prej 16-ndeshjesh. Fitorja e fundit e kuqebluve në fushën e durrsakëve ka ndodhur në vitin 2014, pikërisht në 31-gusht, ku kanë fituar me një gol të Arsid Krujës në minutën e 79-të.

Nga ajo ndeshje, në 16-përballjet e fundit në transfertë, Vllaznia nuk ka siguruar dot pikët maksimale në Durrës ndaj Teutës.

Kështu, mbetet për t’u parë nëse të besuarit e Josës do ta thyejnë këtë ters ndaj durrsakëve, i cili do të bënte njëkohësisht që t’i afroheshin edhe kreut të klasifikimit pak nga pak.
Maringlen ZHIVANI