Vllaznia i ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e parë sezonale në kampionat. Kuqeblutë që debutojnë nesër kundër Kukësit në orën 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi” kanë zhvilluar ditën e sotme seancën e fundit stërvitore. Grupi i trajnerit Memelli ka qenë i plotë me vetëm një përjashtim.
Ku tashmë siç “Shkodra Sport” e lajmëroi fillimisht, Ardit Krymi do jetë larg fushave për disa javë. Duke e bërë të pamundur aktivizimin e tij të paktën në dy javët e para të kampionatit. Procesi stëvitor i sotëm më tepër ka pasur vëmendja nga ana taktike nga ana e Memellit dhe stafit të tij.
Në mënyrë që çdo gjë të përgatitet me detaje dhe asgjë të mos i lihet rastësisë për duelin ndaj kuksianëve. Ambienti duket shumë pozitiv në skuadër dhe të gjithë duken optimistë për një start të mirë të edicionit të ri.
Sezon që ka të veçantën se do luhet me një “final four” në fundin e tij. Ku 4 ekipet e renditura të parat do luajnë mes tyre për të vendosur kampionin në fundin e tij.
Endri ÇINARI