Kombëtarja e Shqipërisë u grumbullua dje në “Shtëpinë e Futbollit” për të kryer seancën e parë stërvitore. Edhe pse nuk kanë mbërritur ende të gjithë futbollistët e ftuar nga Sylvinho, trajneri Brazilian nuk ka humbur kohë për të nisur me përgatitjet.

Në këtë seancë të parë u vu re edhe grumbullimi i sulmuesit shkodran të Skënderbeu, Ardit Nikaj, i cili është pjesë edhe e Kombëtares U-21. Shkodrani është grumbulluar nga Sylvinho deri në momentin e kompletimit të grupit, teksa ai më pas do të bashkohet sërish me kuqezinjtë e Alban Bushit.

Gjithsesi, kjo mbetet një eksperiencë unike për Nikajn, i cili do të ketë fatin të stërvitet me yjet e Kombëtares, të cilët prej datës 14-qershor do të jenë pjesë e Europianit. Këtë sezon, sulmuesi shkodran u aktivizua 34-ndeshje me fanellën e Skënderbeut në kampionat, ku shënoi shtatë gola.
Maringlen ZHIVANI