Dita e djeshme ka shënuar edhe debutimin e mesfushorit shkodran Stivi Shaba në kampionatin maltez të futbollit teksa ai ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e ekipit Tarxien, pjesë e të cilit është bërë.
Shaba në fakt ndonëse është përpjekur, ka qenë i pafuqishëm ta ndihmojë Tarxien për të fituar, madje ajo ndonëse ka luajtur në fushën e vet është mundur me rezultatin 0-4 nga ekipi Mosta FC.
Ish- futbollisti i Vllaznisë këtë verë vendosi të nisë një eksperiencë të re dhe për këtë arsye, ka firmosur pak ditë më parë me skuadrën e Superligës së Maltës, Tarxien.
Me të ai do të mundohet të paraqitet sa më mirë dhe pse jo, ky ekip t’i shërbejë si trampolinë për të kaluar në ekipe të tjera më të forta në Maltë dhe jashtë saj.
www.shkodrasport.com