Mesfushori 24 vjeçar Stiv Shaba është lojtari i momentin për ekipin e Tërbunit. Me lojën e tij ka rënë në sy duke bërë për vete të gjithë sportdashësit e kësaj skuadre. Por jo vetëm kaq. Ai është shndërruar edhe në njeriun-gol për ta. Në tre ndeshjet e para zyrtare të këtij sezoni, ka shënuar tre gola. Të parin ndaj Teutës në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë duke i dhënë fitoren 1-0 pukjanëve në ndeshjen e parë.
Golin e dytë e ka shënuar në javën e parë të kampionatit në Lezhë ndaj Besëlidhjes duke i dhënë një pikë me shhumë vlerë skuadrës së tij dhe golin e tretë e ka shënuar ditën e djeshme ndaj Vllaznisë B duke i dhënë një tjetër pikë Tërbunit. Golat edhe mund të shënohen por ajo çfarë binte në sy ishte mënyra si luante ky futbollist që nga sezoni në sezon ka fituar më shumë personalitet dhe tashmë po shfaqet si lider tek Tërbuni.
© shkodrasport.com