Barazim në Lezhë në mes Besëlidhjes dhe Tërbunit. Këta të fundit kanë arritur të marrin një pikë shumë të vlefshme falë golit të shënuar nga mesfushori shkodran Stiv Shaba. Lezhjanët kanë kaluar të parët në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Camara dhe këtë e kanë ruajtur deri në pjesën e dytë.

Pikërisht atëherë kur Shaba ka arritur të barazojë shifrat në minutën e 73-të duke i dhënë kësisoj një pikë shumë të vlefshme ekipit të Tërbunit në një takim shumë të vështirë si kjo e sotmja ndaj Besëlidhjes. Pukjanët që drejtohen nga trajneri Kreshnik Krepi, kanë një skuadër të mbushur me futbollistë shkodranë dhe ata pritet të jenë protagonistë në sezonin e ri.
© shkodrasport.com