Portieri Stivi Frashëri e ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën pas dy viteve dhe tre trofeve të fituar.

Kampioni i Shqipërisë me durrsakët, korçari i portës tregon se nuk do jetë më pjesë e “Djemve të Detit”, duke nisur një aventurë të re pasi ka fituar çdo gjë në Shqipëri. Pista kosovare përflitet për gardianin që ka luajtur me disa klube në Shqipëri.

“Dy vite plot sukses me këtë fanellë, dy vite ku unë si lojtar profesionist fitova gjithçka që kampionati shqiptar ofron. Erdhi momenti që të hedh një hap të ri drejt një sfide të re.

Me kujtimet më të bukura të mundshme nga klubi I Teutës, plot tre trofe në kaq pak kohë, kjo është një mirupafshim miqtë e mi durrsakë”, shkruan Frashëri.

Po flitet shume per kalimin e tij ne kampionatin kosovar, por nga ana tjeter mesohet se edhe Kukesi i ka bere nje oferte shume te mire dhe deshiron ta kete pjese te tij per sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/