Milosh Stojanoviç është një mungesë e konfirmuar për Vllazninë në ndeshjen e sotme me Dinamon.

Në dyshim mbetet mesfushori Ardit Krymi, i cili mban pezull edhe formacionin e shkodranëve për këtë sfidë të rëndësishme. Trajneri Brdariç ka pohuar se shanset e aktivizimit të Krymit janë 50 me 50. Ai evidentoi po ashtu rëndësinë e këtij lojtari për Vllazninë dhe nëse ia del, është një plus për skuadrën.

Në rast të kundërt, trajneri gjerman pritet të aktivizojë Salën në vend të Krymit në qendër të mesfushës. Vllaznia pritet që ta nisë ndeshjen me Qarrin në portë, në mbrojtje do të luajë sërish Pusi me Juriç në qendër, kurse në krahë Smajli dhe Hakaj.

Në mesfushë janë të sigurt Alivoda dhe Boshnjaku, pastaj gjithçka varet nga aktivizimi ose jo nga minuta e parë i Krymit. Në sulm Balaj do të ketë si partnerë dhe Malën dhe Çobën.