Teuta po kalon një formë shumë të dobët e cila nuk ishte parë prej vitesh. Durrsakët rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria nëse nuk ndryshojnë diçka në skuadër për t’u rikthyer te rezultatet pozitive.
Renato Arapi u shkarkua pas vetëm tre javësh dhe vendin e tij e mori Bledi Shkëmbi por as korçari nuk po merr rezultate dhe nuk është çudi të shkarkohet sërish.
Ish-trajneri që fitoi gjithçka me Teutën, Edi Martini, në faqen e tij në Instagram ka postuar një foto ku ekspozon katër trofet e fituar në krye të durrsakëve, 1 titull kampion, 1 Kupë dhe 2 Superkupa.
Kjo mund të merret edhe si një sinjal për një rikthim të mundshëm të shkodranit që ja njeh mirë “telat” bregdetarëve./newsport/