Strakosha është një ndër portierët e rinj më të mirë në qarkullim.

22-vjeçari po shkëlqen më Lacion dhe ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar. Portieri ka shprehur gjithmonë dëshirën për të qëndruar, por nëse klubi mendon ndryshe, ai do pranojë të largohet.

Lacio dëshiron ta mbajë në ekip, por drejt tij kanë ardhur oferta të parefuzueshme. E ardhmja e gardianit kuqezi mund të jetë jashtë Italie.

Ky është kusht i Lacios, pasi shqiptari nuk shitet te rivalët e kampionatit. Vera është ajo që do qartësojë më mirë të ardhmen e Strakoshës, por Lacio ka gjetur zëvëndësuesin, siç citon “Calciomercato.it”.

Matia Perin mund të pasojë Strakoshën. 25-vjeçari i Xhenoas është një ndër më të mirët e futbollit italian. Lacio përveçse do arkëtonte një shumë të madhe nga shitja e shqiptarit, me Perin porta do vazhdonte të ishte e sigurtë./sportal/