Ish-sulmuesi i Lazios, Roberto Rambaudi, ka folur në lidhje me shitjen e mundshme të portierit shqiptar Thomas Strakosha në Premier League. Tottenhami ka rritur interesin për të dhe mund të ofrojë një shifër të majme për “Gardianin e portës”.

“Largimi i Strakoshës? Nëse një ofertë e mirë vjen, lëreni atë të largohet. Nuk po flas të merret ofertë 20 milionë euro. Nëse ndodh diçka e tillë, Lazio duhet t’i besojë një portieri tjetër.

“I domosdoshëm? Jo, me një ofertë të mirë mund të investohet diku tjetër”, – u shpreh ai për Radio Sei. Strakosha ka kaluar një sezon me disa oshilacione dhe ka patur dhe kritika gjatë edicionit./telesport/

Soccer Football – Serie A – Napoli v Lazio – Stadio San Paolo, Naples, Italy – January 20, 2019 Lazio’s Thomas Strakosha during the warm up REUTERS/Alberto Lingria