Liverpuli ka arritur të fitojë përballë Brentfordit me rezultatin 3-0, duke marrë sërish vendin e dytë në Premier Ligën angleze.

Ishin dy golat e Salah dhe një i Diogo Zhotës që i dhanë tre pikë të rëndësishme në garën për titull skuadrës së Jyrgen Klop.

Nga ana tjetër, trajneri i Brentfordit, Frank e la sërish në stol portierin e Kombëtares, Thomas Strakosha edhe pse javën e kaluar e futi nga stoli duke shmangur humbjen.

Në sfidat e tjera, Uest Hemi mundi me rezultatin 3-2 Notinghemin, Aston Vila fitoi 3-1 në shtëpi kundër Fulhemit, ndërsa Brajton barazoi 1-1 me Shefilld Junajtid.

REZULTATET:

LIVERPUL 3-0 BRENTFORD

Salah 39’, 62’, Diogo Zhota 74’

ASTON VILA 3-1 FULHEM

Robinson (A.G) 27’, MekGin 42’, Uotkins 64’ / Himenez 70’

BRAJTON 1-1 SHEFILLD JUNAJTID

Adingra 6’ / Uebster (A.G) 74’

UEST HEM 3-2 NOTINGHEM

Paketa 3’, Bouen 65’, Souçek 88’ / Avoniji 44’, Elanga 63’