Pas më shumë se një muaji, Lacio arriti të merrte fitoren e parë në kampionat falë suksesit me rezultatin 3-1 ndaj Kaljarit. Goli i pësuar në limite me anë të një penalltie, ka vënë edhe një rekord negativ në skuadrën laciale në ‘epokën Inzagi’.

Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që Lacio të pësonte të paktën një gol në 12 ndeshje radhazi. Inzagi e drejton Lacion që nga viti 2016 ndërkohën që në familjen laciale, bën pjesë që nga viti 2010 kur mori drejtimin e të rinjve të Lacios.

Me këto ritme, duket se Lacio është destinuar që të thyejë rekordin negativ të epokës Lotito, duke qenë se nën drejtimin e Kazo Papadopulo, Lacio pësonte gola në plot 18 ndeshje radhazi, 6 më shumë se Lacioja aktuale. /vipsport/