Tomas Strakosha pësoi një dëmtim në tendinin e Akilit në fundin e sezonit të kaluar, duke humbur madje edhe ndeshjen kualifikuese të Kombëtares.
Ndërkohë, portieri punoi më një regjim të veçantë edhe gjatë pushimeve për t’u rikthyer i gatshëm në startin e kampionatit italian.
Prej disa ditësh, Strakosha ka nisur përgatitjet me Lacion, ndërsa tashmë portieri duket se e ka lënë plotësisht pas krahëve dëmtimin dhe është gati të marrë ngarkesë të plotë në stërvitje.
Një lajm i mirë ky edhe për trajnerin Reja, duke qenë se Kombëtarja kuqezi ka dy ndeshje tejet të rëndësishme në muajin shtator, përballë Francës dhe Islandës dhe do të jetë nevoja për Strakoshën në formën më të mirë.
Sakaq, zërat për një transferim të mundshëm drejt Anglisë kanë pushuar, teksa tashmë vëmendja është e gjitha te Lacio./vipsport/