Thomas Strakosha është lënë pushim nga trajneri Simone Inzagi në sfidën ndaj Entrakht Frankfurt e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Europës. Llogaritë në grupin H, ku bënë pjesë edhe Lacio, duken të mbyllura, teksa tekniku i ka besuar vendin e titullarit gardianit belg Proto.
Ajo që bie në sy është prezenca e portierit 18-vjeçar në stolin e rezervave, Marko Alia. Shqiptari, i cili është pjesë e Kombëtares U-19 dhe e të rinjve të Lacios, është thirrur nga Inzagri për të qenë i gatshëm për sfidën e sotme.
Kjo nuk është hera e parë, që Alia është grumbulluar nga Inzaghi, pasi ai ka qenë në dispozicion të trajnerit Lacial, edhe në sfidën ndaj Apollon Limasol.
Nuk është çudi që 18-vjeçari shqiptar, të debutojë mbrëmjen e sotme, duke qenë se kjo përballje nuk është e rëndësishme për fatet e skuadrave.