Lazio duket se ka bindur mbrojtësin holandez, Stefan de Vrij, të rinovojë kontratën e tij. Igli Tare, drejtori sportiv i bardhekaltërve, ka konfirmuar se: “Jemi në rrugën e duhur. Ndoshta gjithçka do të zyrtarizohet nesër. Është e sigurt se do të rinovojë”. Një dorë, në negociatat për të bindur mbrojtësin, duket se Lazio-s ia ka dhënë edhe portieri i kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha. Ai ndodhet me pushime në Dubai me shokun e skuadrës dhe ka postuar në Instagram një fotografi me një mesazh të qartë për tifozët:

“Mos u shqetësoni, mendoj unë për të djema”. Një mesazh ky që është shoqëruar edhe me imazhin e një kontrate dhe një lapsi për firmën./telesport/

1-2-575x1024