Mbase mund të jetë strategji e trajnerit të Vllaznisë por mbase edhe frikë nga kundërshtari i sotëm- Luftëtari. Në çdo deklaratë të tij gjatë kësaj periudhe, ai e ka vlerësuar në maksimum kundërshtarin. Kështu ka bërë edhe në konferencën e djeshme për shtyp. E ka cilësuar si një ndër skuadrat me formën më të mirë aktualisht të kampionatit. Ka thënë se në rradhët e saj ka lojtarë të talentuar dhe një gërshetim të mirë të futbollistëve me përvojë me ata të rinj etj.

Themi se kjo mund të jetë strategji e tij për “ta vënë në gjumë” kundërshtarin sepse të gjithë e dinë se Luftëtari ka në përbërje po atë përvojë dhe emër që kanë ata të Vllaznisë. Po ashtu edhe kontratat financiare të dy ekipeve kanë dallime të dukshme. Megjithatë Duro duket se e ka pak frikë skuadrën gjirokastrite. Por më tepër skuadrën e tij. Ajo në dy ndeshjet e para të kampionatit nuk ka arritur dot të dalë në lojën e saj dhe jo më kot, i druhet kësaj paraqitje edhe në ndeshjen e sotme e cila duhet thënë se është shumë delikate sepse në rast të një rezultati tjetër përveç fitores, do t’i ngatërronte jo pak gjërat. Prandaj dhe Duro ka patur ndër mend t’u bëjë qejfin më tepër sesa duhet gjirokastritëve për të përfituar më pas nga kjo gjë.

www.shkodrasport.com