Dje në mbrëmje janë luajtur ndeshjet e Kupës së Rumanisë, aty ku Klyzh ka arritur të kualifikohet me penallti përballë Botoshanit. Protagonist në këtë ndeshje është bërë portieri austriak Hankiç i cili ka arritur të kualifikojë skuadrën e tij duke pritur penallti.

Kur rezultati pas penalltive ishte përkohësisht 2-2 me një penallti të humbur nga Botoshani, në hero është kthyer portieri Hankiç i cili ka ndalur penalltinë e Luis Aurelios.

Fillimisht, Hankiç ka nxjerrë një letër nga e cila u duk sikur lexoi diçka dhe më pas u hodh në cepin e portës duke ndalur penalltinë.

Fillimisht, u duk sikur portieri kishte nxjerrë shënime për penalltitë dhe mënyrën si kundërshtarët ekzekutonin por në fakt nuk është ashtu.

Ai nuk ka shënuar asgjë në letër dhe në mediat rumune, është publikuar letra që mbante portieri dhe ku në të cilën shihet se nuk ka asnjë shënim. /VipSport/