I pari qe hodhi firme ishte sulmuesi 23 vjeçar shkodran Ildi Gruda. I dyti, mbrojtesi – mesfushori shkodran Eslit Sala po ashtu 23 vjeç. I treti firmosi sot dhe kemi te bejme me sulmuesin 25 vjeçar maqedonas Darko Dodev.

E perbashketa e te tre ketyre lojtareve eshte firmosja e kontratave trevjeçare te secilit prej tyre me ekipin e Vllaznise. Kjo tregon me se miri strategjine e re qe jane duke ndjekur drejtuesit kuqeblu.

Ardhja e Plorit ne postin e drejtorit sportiv dhe e Memellit si trajner, ka bere qe Vllaznia te heqe dore nga filozofia e sezonit te kaluar per ta mbushur skuadren me lojtare gjoja me emer dhe me vlere te shtrenjte financiare.

Tashme po tentohen lojtare ne moshe kryesisht te re, pa shume emer ndoshta, por me shume deshire dhe njekohesisht jo me ate kosto financiare qe ekipi ka patur ne sezonin qe sapo u mbyll.

Keto te tre, bashke edhe me ndonje tjeter qe do te vije, por edhe me Qarrin, Smajlin, Alivoden, Çoben, Delajn, Pjeshken, Spahine e ndonje tjeter, do te krijojne nje baze te mire te skuadres per te ardhmen, te cilet duke u ingranuar me lojtaret me pervoje, pritet te shfaqin ne fushen e lojes nje Vllaznia plot grinte e temperament./SHKODRA-SPORT.COM/