Ekipi i Studentit e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Vllaznisë dhe ka siguruar daljen në finale. Takimi është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” teksa ka nisur në orën 18.00 por për të përfunduar është dashur mbi 3 orë e gjysëm. Kjo sepse takimi është ndërprerë në setin e dytë ngaqë në ambjentet e pallatit të sportit është krijuar shumë tym nga hedhja e disa tymuesve dhe fishekzjarreve nga ana e grupimit të tifozëve “Vllaznit Ultras” që kishin shkuar për të mbështetur Vllazninë në këtë ndeshje. Por kjo gjë e ka bërë të pamundur vazhdimin normal të ndeshjes që është ndërprerë për gati 2 orë derisa gjërat janë qartësuar dhe atmosfera ka qenë e mirë në pallatin e sportit. Studenti e kishte fituar setin e parë në shifrat 25-20, ndërsa që në të dytin ka fituar me epërsi më të madhe 25-13 dhe në të tretin 25-21. Njëkohësisht edhe gjithë ndeshjen në shifrat 3-0 duke siguruar kështu pas dy fitoresh edhe daljen në finale të kampionatit. Vllaznia ndalet këtu duke hequr dorë nga titulli kampion ndërkohë që ata kanë pretendime për Kupën që do zhvillohet më vonë.

www.shkodrasport.com