Rroga javore mesatare për një lojtar të Premier League është rritur mbi 60,000 euro në javë për të herën parë, thotë një studim i ri.“Global Sports Salaries Survey” i Sportingintelligence thotë se rroga mesatare në kampionatin e parë anglez është 3 milionë euro – 60,000 euro në javë. Manchester United dhe Manchester City paguajnë një rrogë javore mesatare 120,000 euro për lojtar, më pak se Barcelona, Paris St-Germain dhe Real Madrid.

Rroga mesatare 7 mln euro e Barça-s përfshin marrëveshjen e re të Messi-t, i cili merr 600,000 euro në javë.3 mln euro rrogë vjetore mesatare për një lojtar të Premier League është ekuivalentja e 1,5 mln euro e Bundesliga-s dhe 1,2 mln euro e Francës. Lojtarët në La Liga fitojnë 2 mln euro në vit mesatarisht, ndërsa shifra për Italinë është 1.6 mln euro.Manchester United është klubi që paguan më shumë rroga në Premier League, me një rrogë javore 6,2 mln euro në javë duke ia kaluar City-t që paguan 6,1 mln euro.

© shkodrasport.com