Tirana ka reaguar ditën e djeshme pas shumë deklaratave të dhënë në media për trajnerin Egbo dhe futbollistët bardheblu. Me 9 pikë diferencë në reditje Tirana marshon e qetë drejt titullit, ndërsa klubi në një reagim në rrjetet sociale fton trajnerët dhe ish-trajnerët që të mos aludojnë për tekniku aktual Egbo që deri tani ka bërë një ecuri fantastike.
Në media kohët e fundit është folur se bardhebluve u duhet një trajneri I ri me më shumë eksperiencë. Ishte trajneri Sulejman Starova fillimisht që në emisionin “Pressing”, deklaroi se Egbo është një trajner portierash dhe nuk është I duhuri për të drejtuar ekipin në Champions League.
Deklarata e tij është pasur më pas nga Alban Hasani, drejtori I akademisë së Vllaznisë që përsëri në këtë emision u shpreh se Ilir Daja do të jetë tekniku I ri I bardhebluve. Më pas ishte trajneri I Kombëtares U-19 Nevil Dede që në emisionin “Gol pas Goli” është shprehur se trajneri duhet t’I menaxhojë më mirë lojtarët dhe të bëjë rotacione.
Mes tyre kishte edhe një replik pas fitores ndaj Vllaznisë, me trajneri Egbo që I shpjegoi edhe arsyet e tij se perse nuk bën shumë ndryshime. Vetë trajneri bardheblu nuk ka preferuar të bëjë polemika me asnjë dhe në çdo dalje në intervistë I ka evituar për të folur vetëm me fakte, rezultate dhe në fushën e lojës.
Këto deklarata apo edhe emrat e lakuar për t’u afruar në merkato kanë “acaruar” Tirana që të dal me qendrim zyrtar duke kërkuar më shumë respekt për trajnerin Egbo dhe lojtarët.
Sipas bardhebluve askush nuk është në diskutim, madje klubi po punon për rinovimet e lojtarëve dhe trajnerit Egbo në fund të sezonit me titullin kampion që me shumë mundësi do të jetë I Tiranës kur duhen edhe 6 javë nga fundi./newsport/