Vllaznia është duke ndërruar fytyrë. Me ardhjen e sponsorit të ri Alban Xhaferi, shkodranët kanë zyrtarizuar drejtorin sportiv Matko Djarmati. I ndodhur prej ditësh në Shkodër, vetëm para pak minutash ën ambientet e “Loro Boriçit”, sponsori Xhaferi dhe administrator Lici kanë treguar objektivat, ndërsa Djarmati ka treguar planet dhe binjakëzimin me Rijekën në Kroaci.
Në prezantimin e Drejtorit Sportiv ka folur edhe administrator Suad Lici, që në krye të herës ka falenderuar personat e mëparshëm që kanë kontribuar në klub, ndërsa ka shtuar se nuk është kukull dhe nuk ndihet aspak xheloz që Xhaferi ka marrë gjithçka në dorë, duke ftuar edhe personat e tjerë që duan të kontribuojnë për klubin.
“Dua të falenderoj drejtorin sportiv Engin Ferat që na erdhi në Kategorinë e Parë. Me punën e tij bëmë një punë dhe jemi oraganizuar në kohë rekord. Në tre fazat e para kemi qenë kompetitiv dhe për 3 muaj ishim pa stërvitje. Dua të falenderoj trajnerin Dedja për punën e bërë. Matkos I uroj sukses. Klubi është I angazhuar që bashkë me sponorin të mbështesë Matkon, kemi mundësi që të bëjmë zgjedhje më cilësore që të jemi më korrekt në pagesa, çështjet burrokratike na kanë penalizuar”, tha Lici si fillim.
Objektivat e sezonit të fundit, kush mban përgjegjësi për dështimin?
Është hera e parë që në 8 vitet e fundit marrim 46 pikë. Ne mbetëm në vend nga Covid sepse iku trajneri dhe pesë muaj pa kaluar pasqyrat financiare dhe largimi I trajnerit. Besoj se kemi një bazë dhe do bëjmë analizë. Jemi në kohë sepse marrja e trajnerit shpejt na bën të jemi në kohë.
Jeni xheloz që sponsori I ri ju ka spostuar pak?
Unë nuk jam asnjë fije xheloz për sa kohë që është në të mirën e klubit. Me trajnerin nuk kemi finalizuar dhe kur të bëhet kjo do jemi më bashkëpunues. Këtu janë të mirëpritur të gjithë dhe është Shkodra, Vllaznia dhe pastaj jemi ne të tjerët. Për kukull kam dhënë provat se nuk rri këtu. Këtë mund ta bëjë dikush tjetër, nuk jam vetëm për të dhënë pagat./newsport/