Nga sot edhe zyrtarisht, Suad Lici nuk eshte me zyrtarisht administrator i KF Vllaznia. Ai eshte zevendesuar ne kete detyre nga Benjamin Naku.

Por kjo nuk do te thote se Lici eshte larguar nga klubi, duke hedhur poshte edhe aludimet e krijuar ne media per maredhenie jo te mira me sponsorin Xhaferi apo gjera te tjera.

Ish- futbollisti i njohur do te mbaje postin e kordinatorit teknik ne klub. Kjo eshte bere e ditur permes komunikates zyrtare te shperndare nga vete drejtuesit pasditen e sotme.

Lici e ka patur te pamundur per arsye personale mesa duket te mbaje postin e administratorit, por do te vazhdoje te jape kontributin e tij per kete klub ne nje pozicion tjeter.

Ende nuk eshte bere e qarte detyra specifike qe ai do kete por me siguri qe do te jete nje nderlidhes ne mes administratorit dhe anes teknike te skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/