Luis Suarez mund të largohet nga Barcelona, por do të mbetet pjesë e nivele të larta të futbollit të Evropës.
Sipas asaj që raporton “Sport”, Paris Saint Germain po mendon tw transferojw sulmuesin uruguaian, për t’i mundësuar që të luajë sërish me Neymarin.
Suarez pritet të largohet nga Barcelona, pas ardhjes së Ronald Koeman si trajner i skuadrës.
Madje sot në mediat spanjolle është raportuar se Koeman tashmë i ka bërë të ditur Suarezit se nuk bën pjesë në planet e tij.
Është përfolur se ekziston edhe një interesim i Ajaxit, por Suarez nuk e dëshiron një gjë të tillë.