Egjipti po luan kundër Uruguait, ndeshje e vlefshme për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Rezultati vijon të jetë i bardhë 0-0, ndërsa sulmuesi i njohur, Xhevahir Sukaj ka postuar një video në rrjetet sociale ku kthehet pas në kohë duke luajtur me Sepahanin.

Bomberi shkodran shfaqet duke goditur një 11-metërsh në stilin “Panenka”.

Pikërisht këtë moment ai e lidh me “yllin” e Egjiptit, Muhamed Salah i cili nuk mund të luajë për shkak të dëmtimit në finalen e Champions League.

Me batutë Sukaj shkruan: “Ishte koha kur Salah i gjuante penalltitë si unë. Përpara Egjipt”, përfundon sulmuesi i Vllaznisë./newsport/