Dy futbollistët shkodranë, Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi kanë qenë në fushë sot për skuadrat e tyre por pa i ndihmuar ato me gola për t’i fituar ndeshjet. Sepahani i Sukajt ka luajtur në Ligën e Kampioneve të Azisë në transfertë me skuadrën e Katarit Al Gharafa. Ndeshja ka nisur mirë për iranianët që kanë shënuar madje të parët që në minutën e 14-të por pa kaluar dy minuta skuadra vendase ka barazuar. Në pjesën e dytë Sepahani ka pësuar edhe dy gola të tjerë duke humbur kësisoj 1-3. Sukaj nuk ka mundur të bëjë dot asgjë në këtë ndeshje për të ndihmuar skuadrën e tij për arritjen e një rezultati pozitiv.

Nga ana tjetër, po në transfertë ka luajtur edhe Liteks Lovech, skuadër ku bën pjesë edhe Armando Vajushi. Ndeshja ka qenë e vlefshme për Kupën e Bullgarisë dhe Liteks ka humbur 0-1. Vajushi ka qenë në fushë për 80 minuta por pa arritur të ndihmojë skuadrën e tij për të eliminuar humbjen. Pavarësisht rezultatit të sotëm, kualifikimi i Liteksit për në gjysmëfinale të Kupës është plotësisht i mundshëm sepse ndeshjen e ardhshme do ta luajë në fushën e tij.
www.shkodrasport.com