Humbja e Vllaznisë ndaj Kastriotit ka ngjallur menjëherë reagime nga ish-lojtarët e skuadrës shkodrane. Dy ndër futbollistët më të mirë të saj gjatë fazës së parë të këtij sezoni, Xhevahir Sukaj dhe Amrnado Vajushi kanë shprehur dëshirën e tyre për të luajtur sërish në Shkodër gjatë sezonit të ardhshëm futbollisitik. Pavarësisht se skuadra shkodrane ka akoma kohë për t’u përgatitur për sezonin e ri dy lojtarët shkdoranë janë shprehur të bindur për t’u ritkhyer sërish pasi nuk mund ta shohin skuadrën në një gjendje të tillë.

Sukaj

Xhevahir Sukaj është i pari që ka thënë publikisht se do të bëjë maksimumin për të luajtur sërish me Vllazninë. “Dua të them publikisht dhe ti vë në dijeni drejtuesit e skuadrës së Vllaznisë se kam dëshirë që të luaj sërish me Vllazninë sezonin e ri futbollistik. Dua të sqaroj të gjtihë se unë me skuadrën këtu në Iran jam një titullar i padiskutueshëm dhe jam aktivizuar rregullisht e sigurisht që nuk më vjen mirë që të lë një kontratë të mirë. Por nuk më vjen aspak mirë kur e shikoj Vllazninë në këtë gjendje. E kam ndjekur ndeshjen me Kastriotin dhe sinqerisht nuk mund ta besoja se ishin kuqeblutë. Një ndër kërkesat e mia për të ardhur sërish në Shkodër është padyshim që ne të pretendojmë titullin kampion. Në qoftëse drejtuesit e Vllaznisë kanë dëshirë që të vij sërish në Shkodër jam gati të jem sërish pjesë e kuqebluve”, ka thënë Sukaj.

Vajushi

Një tjetër futbollist që ka shprehur dëshirën për t’u veshur sërish kuqeblu është padyshim Armando Vajushi. Ky i fundit ndonse luan me Liteksin si një titullar në të gjtiha ndeshjet pas një bisede që ka patur dhe me Sukajn kanë marrë një vendim të përbashkët. “Së abshku me Sukajn kemi vendosur që të vijmë sërish për të luajtur me Vllazninë. Unë jam i gatshëm që të vij sërish atje pavarësisht se këtu jam shumë shumë mirë. Por nuk do të ktheem kurrë në qoftëse skuadra nuk do të ketë në përbërje të saj nuk ka Vujadinoviçin, Smajlin dhe Gocajn, të pakten bazën e saj. Po ashtu dua që të kthehet dhe Sukaj pasi pa të nuk mund të luaj pasi unë i njoh shumë mirë vlerat e tij. Pa të Vllaznia nuk mund të dalë kampion. Prandaj jo për t’u mburrur por që nga sot jemi të gatshëm që të vijmë sërish në verë tek Vllaznia”.

Vllaznia

Ndërkohë drejtuesit e Vllaznisë kanë shprehur dëshirën e tyre pak muaj më parë se për sezonin e ri do të ndërtojnë një ekip pretendent. Madje ato kanë rinovuar me Smajlin e Vujadinvoiçin dhe për një vit, ndërkohë që priten të tjerë lojtarë që mund të firmosin. Përsa i përket sukajt e Vajushit është hedhur si ide që do të bëhet e pamundura që ato të vijnë sërish në Shkodër. Tashmë që të dy lojtarët janë shprehur të gatshëm të luajnë për Vllazninë, topi mbetet në fushën e drejtuesve të skuadrës shkodrane. Në qoftëse këto të fundit do të jenë të gatshëm të paguajnë vlerën e kartonit dhe të marrin shërbimin e tyre për të synuar titullin kampion.

ANTON ZALLI