I çuditshëm veprimi I sulmuesit të Vllaznisë Xhevahir Sukaj para ndeshjes. Në momentin që trajneri Vata ka qenë duke zhvilluar analizën me ndarjen edhe të detyrave për secilin lojtar që do luante në këtë ndeshje, sulmuesi ka deklaruar që nuk do luante. Arsyeja ishte kërkesa e tij për të marrë para ndeshjes këstin e kontratës prej 10 mijë eurosh. Vata I ka kërkuar atij të luante në këtë ndeshje dhe pastaj gjërat do zgjidheshin por Sukaj I është mbajtur kërkesës së tij.

Lidhur me këtë çështje trajneri është shprehur kështu pas ndeshjes: “Ka qenë pika e jonë e referimit për këtë ndeshje. Mori një vendim i cili për mua nuk ishte professional. Gjithsesi ky është futbolli dhe këto na ndihmojnë për me kuptu se si funksionon futbolli taman në shqipëri. Mendoj se është e gabuar dhe jo profesionale. Unë  kam punuar gjithë kohën për të ndërtuar formacion dhe mënyrën e lojës nga goditjet standarte dhe të këndit në të cilat Sukaj ka qenë lojtari më kryesor I këtyre situatave. Ai në momentin e fillimit të analizëz nuk ishte i gatshëm për t’u aktivizu duke thënë se ka problemet e tij përsonale të cilat nuk kanë të bëjnë me anën teknike”.Në fakt, në kontratë ai këtë këst të kontratës e ka për ta marrë në muajin janar dhe si rrjedhojë është cilësuar e pabazë. Ka ndërhyrë edhe administatori I klubit Shaba që I ka premtuar Sukajt se paratë do t’I kalojnë në numrin e llogarisë të mërkurën pasi të hapen bankat. Megjithatë sulmuesi ka kërkuar 15 mijë euro, më shumë nga sa ka të shkruar në kontratë dhe trajneri vata është tërhequr duke mos e llogaritur për ndeshje. Kjo të paktën është mënyra e interpretimit të kësaj çështje nga ana e klubit. Drejtuesit e tij kanë qenë tepër të mërzitur nga një sjellje e tillë e lojtarit të tyre kryesor, madje kryebashkiaku Luka që mban edhe rolin e presidentit të skuadrës, në tribunën VIP u ka deklaruar të pranishmëve se sa të jetë ai në këtë post, Sukaj nuk ka vend më tek Vllaznia. Merret vesh se lojtari neser do te thirret ne nje ballafaqim nga kreret e klubit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Xhevahir Sukaj duke ndjekur sot ndeshjen nga tribuna e stadiumit “Loro Boriçi”.

Foto: Gjon Gjeka