Sulmuesi i Vllaznisë, Xhevahir Sukaj, është i mendimti se do të ketë skuadra të tjera që do t’i bashkohen vllaznisë dhe Teutës në luftën për mbijetesë.
“Për sa kohë që jemi 4 pikë larg Teutës, jemi më të qetë. Është shumë e hapur situata, ka ndeshje plot dhe ta shohim”, tha ai, i ftuar në “Rubrika Sportive”.
Për formën e ekipit dhe luftën për mbijetesë
“Po bëjmë ndeshje shumë të mira dhe po marrim pikët e duhura. Por, mendoj se nuk do të jemi vetëm ne dhe Teuta që do të luftojmë për mbijetesë.
Në vazhdim do të na bashkohet edhe ndonjë ekip tjetër. Nuk di ta them se cila do të jetë, por mendoj se nëse marrim tri pikët në sfidën e radhës do të jemi një hap larg mbijetesës.
Kështu ndodhi dhe me Luftëtarin, sepse mori 4 fitore radhazi dhe tani mendon për Europën”.
Për ndeshjet në drekë
“Me Flamurtarin Vllaznia bëri ndeshjen më të mirë të vitit, u bë ndeshje shumë e bukur, duke futur edhe orarin.
Në darkë lojtari është më mirë të luajë në darkë, nuk janë në dorën tonë, në çdo orar jemi të detyruar të luajmë”. /vipsport/