Protagonist në golin e parë të Vllaznisë me goditjen me kokë të topit që nuk u zotërua nga portieri durrsak e që shkoi tek Vajushi i cili e dërgoi më pas në rrjetë, por më shumë Xhevahir Sukaj ka qenë protagonist tek goli i dytë. Sinani i ka ulur topin dhe ka goditur fort me të majtën ashtu siç di vetëm ai duke e dërguar atje ku Rizvani nuk mund të shkonte.
Me 4 gola, sulmuesi 24 vjeçar shkodran rikthehet sërish në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të kampionatit sëbashku me Inkango të Kastriotit. Vetë Sukaj pas ndeshjes ka thënë se nuk e ka shumë mendjen tek “Këpuca e Artë” por tek ecuria e skuadrës. “Sinqerisht që nuk mendoj shumë se në cilën kuotë të golave të shënuar kam shkuar. E rëndësishme është që shënova dhe kontribuova në fitoren e Vllaznisë edhe në këtë ndeshje ndaj Teutës që ishte një kundërshtar shumë i vështirë. Sa për “Këpucën e Artë”, nuk e kam shumë mendjen aty. Do vazhdoj të shënoj dhe kuptohet që nëse në fund, do kem shënuar më shumë se gjithë të tjerët, do jetë një kënaqësi por e rëndësishme është që Vllaznia të arrijë objektivat e saj”.