Vllaznia ka marrë një fitore jetike ndaj Lushnjes, duke fituar me rezultatin 0-2.
Pas kësaj fitore ambienti në Shkodër është paksa më i qetë, pasi janë marrë 3 pikë që do t’i vlejnë Vllaznisë për “luftën” e mbijetesës.
Në një intervistë për “Supersport”, Sukaj është shprehur optimist për gjendjen e Vllaznisë, pavarësisht presionit të madh që ka në këtë skuadër.
“Lojtarët duhet të japin maksimumin sepse rrezikojnë. Kjo ndeshje ishte delikate sepse edhe kundërshtari rrezikonte trenin e fundit. Arritëm të marrim 3 pikë që ishin të domosdoshme për ekipin tonë.
Që kur kam filluar të luaj futboll, presion më të madh nga tifozët e tij, nuk e kam përjetuar asnjëherë. Shpresojë që nga kjo fitore situata të ndryshojë dhe kritikat të jenë më të pakëta.
Duke parë dy ndeshjet e para që ishin ndaj Skënderbeut dhe Kukësit, dua të them se nuk janë këta rivalët tanë të vërtetë. Mundësitë tona janë për më lartë, por këto dy ndeshjet e fundit që kemi humbur, nuk kanë qenë për të parë nivelin e skuadrës sonë.
Diskutova me Ribajn për të ekzektuar penalltinë, pasi doja që të shënonte edhe ai, meqë është një futbollist i kritikuar aq gjatë nga specialistët në Shkodër”, është shprehur Sukaj./vipsport/