Xhavahir Sukaj, sulmuesi i Flamurtarit, ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur në fundjavë. Në “Procesi Sportiv” ai shpjegoi pse ndeshjet e skuadrës vlonjate nuk luheshin me tifozë dhe se kishte mundësi që vlonjatët të bojkotonin takimet e radhës.

“Morëm vesh kur shkuam në stadium para ndeshjes që nuk ka tifozë, e dinim dy ditë më parë që kishte sjell drejtoria e policisë që kishte sjell raport që nuk pranoheshin kriteret e stadiumit.

Kishin kërkuar kamera brenda e jashtë stadiumit, kishin kërkuar edhe pjesën e tualeteve të tifozëve, gjëra që nëse nuk i plotësojnë nuk e merrte përsipër. Edhe presidenti vendosi që nëse në ndeshje të tjera stadiumi tjetër nuk i ka këto kushte, nuk do të pranojmë të luajmë.

Isha i pari që vendosa të qëndroja aty, si më i vjetri, sikur më ra barra. Jam thjesht futbollist, nuk kam asnjë detyrë tjetër. Nisja e stërvitjes një javë para kampionatit është vdekjeprurëse për të gjithë.

Ishim të përgatitur që në ndeshje të para të merrnim diçka, nuk ia dolëm. Fatkeqësi ishte humbja në Gjirokastër. Ai ishte i vetmi hap fals, nga të gjitha gjërat. Do ia lëmë kohës.

Jam ftuar nga sindikata, por nuk kam pasur mundësi të jetë aty, kam dëgjuar që sindikata është për ndihmë por nuk di si funksionon këtu.

Nëse ata kanë kushtet, mendoj se është pozitive se kanë një lloj të drejtë që nëse një ekip nuk paguhet, ata mund të detyrojnë ekipin të mos marrë pjesë në garë”, tha Sukaj. /vipsport/