Tre nga futbollistët më të mirë të Vllaznisë së sotme, pikërisht Xhevahir Sukaj, Armando Vajushi dhe Dritan Smajli, në janar mund të mos jenë më pjesë e kësaj skuadre. Të tre ata e kanë të shkruar në kontratë që mund të largohen nëse dëmshpërblejnë klubin. Vlerat e dëmshpërblimeve janë të ndryshme teksa të tre sëbashku mund të derdhin në arkën e klubit 160 mijë euro në janar dhe t’I thonë lamtumirë skuadrës.
Për drejtuesit e klubit kjo mund të jetë diçka positive në aspektin financiar sepse janë rreth 225 milionë lekë të vjetra që do përfitohen, më tepër se gjysma e shpenzimeve që do duhen për të përballuar kampionatin nga janari e deri në fund të majit. Por problem më I madh qëndron tek çështja tjetër: Çfarë do bëhet me largimin e mundshëm të tyre? Kësaj pyetje askush nuk mundet t’I kthejë një përgjigje të saktë. Tifozët kuqeblu natyrshëm që janë më të shqetësuarit në këtë mes. Nëse ka arsye që ata filluan të bëhen “armiq” me ish-presidentin Fushaj, ishte mosshpallja kampion asnjëherë e Vllaznisë gjatë periudhës së drejtimit të klubit nga ana e tij. U shpresua shumë se me ardhjen e Bashkisë në krye të klubit, gjërat do ishin ndryshe por për momentin kjo nuk po ndodh.Por çfarë do ndodhë, nëse në janar largohen edhe Sukaj, Vajushi e Smajli? Sigurisht që do ishte një humbje e madhe për skuadrën sepse janë tre pikat më të forta të saj por drejtuesit e klubit sigurisht që do mundohen të mos I lënë të ikin. Nga ana tjetër, realiteti I kësaj është krejt I kundërt. Të tre këta futbollistë e kanë të shkruar në kontratë se mund të largohen nëse paguajnë dëmshpërblimin në klub. Sukaj tentoi të ikte edhe në fund të gushtit. Ishte I gatshëm të paguante edhe shumën e 50 mijë eurove që ka të shkruar në kontratë si dëmshpërblim për prishjen e saj por atëherë u pengua nga drejtuesit e klubit që gjetën justifikimin se lojtari nuk I kishte lajmëruar në kohën e duhur. Sukaj si rrjedhojë nuk mundi të shkonte në Poloni ku e kishte gati kontratën por me shumë mundësi, do tentojë ta bëjë në janar, atje apo në ndonjë vend tjetër. Edhe ndonjë problem I dalë sëfundi mes tij dhe klubit, ndoshta këtë qëllim ka, për prishjen e raporteve në mënyrë që ai të mos pengohet për t’u larguar. Përveç tij, po tenton të largohet edhe Vajushi që duhet të paguajë dyfishin e Sukajt, pra 100 mijë euro dhe në rast se e bën këtë, mund të largohet që në janar. Sakaq, edhe Smajli e ka të shkruar në kontratë, pikërisht në verë kur ishte shumë pranë firmosjes në Ukrainë se mund të ikë nëse I kthen klubit shumën e 10 mijë eurove.