Xhevahir Sukaj ende nuk është zyrtarizuar si lojtar i Vllaznisë dhe ditën e djeshme mes sulmuesi dhe drejtuesve shkodranë ishte programuar një takim, por nuk ka ndodhur. Vetë Sukaj, në një prononcim të dhënë së fundmi ka deklaruar dëshirën e mirë për të bashkëpunuar me kuqeblutë: “Kam qenë në Shkodër me dëshirën e mirë për të finalizuar atë që edhe kam premtuar më parë.

Pra, që të jemi sa më të qartë, kam shprehur dëshirën për të kontribuar për Vllazninë në këtë periudhë të dytë të kampionatit, ku situata është më e vështirë se kurrë në rrezikun e rënies nga kategoria”.

Më tej ai shton se ka pasur një ofertë nga Kukësi, madje edhe vetë Partizani e pret të rikthehet: “Unë e kam skuadrën, jam pjesë e Partizanit, ku edhe më presin të paraqitem për të vijuar bashkëpunimin me ta, ndërkohë që më kanë kontaktuar edhe nga klubi i Kukësit. Gjithsesi, në mirëkuptim me këto dy klube, unë vendosa t’i them ‘po’ Vllaznisë”./sportal/