Ekipet e “Atletik Klub Shkodra” kane mbyllur nje tjeter pjesmarrje te suksesshme ne te 12-tin vit pjesmarrje ne turneun e Roveretos ne Itali. Futbollistet e vegjel shkodrane po kthehen nga shteti fqinj me dy kupa te fituara, pikerisht ato te grupmoshave U9 dhe U15.

Per ekipin U9 te “Atletik” ne fakt edhe pritej ky sukses dhe drejtori teknik Elis Legata e kishte paralajmeruar qe para nisjes nga Shkodra. Ai beri nje paraqitje shume te mire duke i mundur te gjithe rivalet dhe si rrjedhoje, ka arritur te marre kupen si ekipi fitues i kesaj grupmoshe.

Nderkohe ekipi U11 nuk e ka kaluar grupin ndonëse ka bërë dy fitore dhe dy barazime ndërkohë që skuadra e cila u kualifikua e para në grup arriti tre fitore dhe një barazim. E njejta ecuri edhe per ekipin U13 te “Atletik” qe ndonese e mbylli turneun me dy fitore dhe dy humbje, nuk arriti ta kaloje grupin.

Supriza e ketij viti ka qene ekipi U15 i “Atletik” që u shpall kampion ne kete sezon, ndonese nuk pritej ndoshta. E veçanta këtë vit ishte se në turneun e Roveretos ishte pjesmarrja e dy skuadrave shqiptare teksa përpos Atletik ishte edhe ekipi i Shënkollit që në kampionatin tonë ndodhet në vendin e parë në renditje. Këto dy ekipe u përballën ne gjysmëfinale me njëri- tjetrin.

Eshte bërë një ndeshje shumë e bukur sepse stadiumi ishte i mbushur me shqiptarë. Shënkolli kaloi i pari në avantazh, më pas Atletik barazoi dhe më pas u gjuajtën penalltitë pas të cilave ekipi shkodran fitoi dhe kaloi në finale. Në këtë ndeshje ka spikatur portieri Angjelo Lumçi që ka pritur dy penallti dhe po ashtu ka shënuar edhe vetë ai një penallti duke ndihmuar në kualifikimin.

Në finale “Atletik” u përball me një skuadër nga Roma dhe pavarësisht shumë rasteve, sidomos nga futbollisti Armando Vuksani, por që gjithsesi nuk u konkretizuan. Si rrjedhojë edhe kjo ndeshje shkoi në penallti. Atletik po udhëhiqte 4-3 dhe portieri Angjelo Lumçi kishte mundësinë të shënonte golin e pestë për ekipin shkodran dhe t’i jepte fitoren por e ka humbur atë.

Italianët barazuan 4-4 por ndërkohë në penalltinë e gjashtë, Angjelo Lumçi është sërish protagonist, por këtë herë si portier duke e pritur penalltinë e rradhës të italianëve. I fundit ka qenë Armando Vuksani që ka gjuajtur penalltinë që i dha fitoren Atletik 5-4 dhe bashkë me të edhe kupën e kësaj grupmoshe.

Pjesmarres ne kete edicion te “Turneut te Paqes” ne Rovereto ka qene edhe ekipi i femrave te “Atletik” qe ishte fitues ne fuqi i ketij turneu. Por kete here, ajo nuk ka arritur te triumfoje sepse eshte eliminuar ne gjysmefinale nga ekipi gjerman Anhauzen, ekip që fitoi me pas edhe trofeun.

Ne kete menyre, eshte mbyllur edhe ky edicion i rradhes i ketij turneu dhe “Atletik Klub Shkodra” kthehet me dy kupa te fituara, çka perben nje sukses per kete akademi, e cila eshte nder me te mirat qe funksionon aktualisht ne Shkoder.