Boksieret shqiptare kane bere nje performance te shkelqyer ne turneun e rradhes te boksit profesionist, ate “Fists of Fire” te organizuar ne Offenbach te Gjermanise nga vellezerit Mondi dhe Gjovalin Ndou si dhe nga Melser Abdyli.

Tre shkodranet qe ne rinine e tyre jane marre me boks, i jane rikthyer pasionit te tyre te vjeter por tashme ne rolin e organizatoreve dhe promotorit te ketij aktiviteti vertete duke treguar nje nivel shume te larte te organizimit te ketij turneu qe ngjalli vemendjen edhe te mediave gjermane.

I pari qe u ngjit ne ring ishte Rexhildo Zeneli i cili triumfoi pas kater raundesh ndaj bjellorusit Yauheni Aleinik duke koleksionuar ne kete menyre fitoren e tij te dyte ne boksin profesionist.

Me pas, rradha i erdhi shqiptarit nga Tetova Lulzim Ismaili i cili pas nje ndeshje te forte triumfoi me pike ndaj rumunit Octavian Gratti. Kjo ishte fitorja e 11-te ne po kaq ndeshje te zhvilluara nga Ismaili.

E treta u ngjit ne ring boksieria shkodrane Elsidita Selaj, per te cilin kjo ishte ndeshja e pare e saj ne boksin profesionist. Dhe perballe kishte gjermanen Naomi Mannes e cila mbante vendin e 61-te ne ranglisten boterore. Por Selaj ka zhvilluar nje ndeshje te perkryer dhe e meritonte fitoren, paçka se gjyqtaria e ndau ne barazim kete ndeshje, per te mos e penalizuar boksieren vendase.

23 vjeçari shkodran Senad Drini nderkohe ka triumfuar me nokaut ndaj boshnjakut Milos Janjania dhe kjo eshte fitorja e katert per te ne profesionizem ne po kaq ndeshje te zhvilluara.

Shume interesante ka qene edhe perballja e Alban Bermetes me rusin Artem Karasev dhe pas nje lufte te forte sportive ne te gjashte raundet, fitues eshte shpallur boksieri shqiptar, per te cilin kjo ishte fitorja e 13-te ne profesionizem.

Tre ndeshjet e fundit te asaj mbremje kane dhuruar tre sfida per tituj europiane dhe boterore. E para ka qene ajo e Gelian Rajkut ndaj polakut Victar Chvarkou, e vlefshme per “WBF Europe TITLE” dhe pas 8 raundesh te dominuara, 22 vjeçari qe perfaqeson Vllaznine eshte shpallur fitues duke merituar edhe gjerdanin e kesaj Federate. Njekohesisht kjo ishte fitorja e 4-te per Rajkun ne po kaq ndeshje.

Ndeshja e parafundit ka qene ajo e shkodranit Arjon Kajoshi me kroatin Bruno Knjezeviç e vlefshme per “WBF Intercontinental Title”. Kajoshi ka dominuar ne te 8 raundet e ndeshjes dhe ne fund eshte shpallur ai fitues i ketij gjermani. Per te kjo ishte fitorja e 11-te ne po aq ndeshje te zhvilluara.

Dhe “qershia mbi torte” e ketij turneu ka qene ndeshja e peshave te renda, ajo ne mes Nelson Hyses dhe venezuelianit Luis Marin Garcia. Kampionit shqiptar i jane dashur 57 sekonda per ta hedhur nokaut kundershtarin dhe si rrjedhoje edhe per te ka shkuar gjerdani i “WBF Intercontinental Title”. Kjo ishte fitorja e 14-te per Nelson Hysen ne boksin profesionist ne po kaq ndeshje te zhvilluara.
Gjergj KOLA