Turet e kupave të Europës vijojnë të luhen edhe këtë mesjavë. Ku ekipe nga mbarë kontinenti po shfaqin vlerat e tyre për të marrë kualifikimet e rradhës. Disa prej skuadrave protagonist kanë qenë edhe ato shqiptare. Por jo ekipet e Superligës sonë konkretisht. Kështu Drita dhe Ballkani të Kosovës arritën kualifikime ditën e djeshme.

Gjilanasit mposhtën me rezultatin 1-0 skuadrën islandeze të Breidablik. Ku edhe pas suksesit në ndeshjen e parë në shifrat 1-2, tashmë Drita është kualifikuar në turin e tretë të Conference League. Të njëjtin sukses si Drita kishte edhe Ballkani, me këta të fundit që në dy sezonet e fundit kanë qenë pjesë e grupeve të Conference League.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja arriti të fitonte në shifrat 0-2 në transfertën malteze ndaj Hamrun. Skuadër me të cilën kishte barazuar në shifrat 0-0 në 90 minutëshin e parë të zhvilluar në Kosovë. Tashmë në turin e tretë, Ballkani do jetë përballë Larne. Skuadër nga Irlanda e Veriut dhe një ekip totalisht i kalueshëm nga ana e Ballkanit.

Por suksesi i ekipeve shqiptare nuk ndalet me kaq sepse edhe Deçiçi arriti një kualifikim historikt ndaj Dinamo Batumi. Duke shkuar tashmë në turin e tretë të Conference League, ku përballë do ketë ekipin e njohur finlandez të HJK. Nga Superliga shqiptare ende në garë janë Egnatia dhe Partizani, por pa një kualifikim zyrtar sepse do zbresin sot në fushë.

Ku duket i pamundur kalimi i turit nga ana e Partizanit pas humbjes në ndeshjen e parë në shifrat 2-0 e ndërsa më e favorizuar duket Egnatia. Me rrogozhinasit që triumfuan në 90 minutat e para me rezultatin 0-1 ndaj islandezëve të Vikingur.
Endri ÇINARI