Nga Endri ÇINARI

Mbrëmë u luajt edhe finalja e kompeticionit të 3-të nga rëndësia në Europë. Conference League uli siparin me finalen mes Olympiakos dhe Fiorentinës. Me ekipin grek që arriti të fitonte trofeun në fund. Kjo falë një goli të shënuar nga ana e El Kaabi në minutën e 116-të të finales.

Një sukses historik për bardhekuqtë i cili bëhet ekipi i parë grek që arrin të fitojë një trofe ndërkombëtar. Arritje historike edhe për trajnerin Mendilibar, ku spanjolli pasi triumfoi sezonin e shkuar në Europa Legaue me Sevillan përsëriti sukseset europiane. Kësaj rradhe me një ekip si Olimpiakos që arriti ti shkojë deri në fund edicionit.

Pjesë e rekordmenëve nga Pireu është edhe Andreas Ndoji. Djaloshi me origjinë nga Shkodra, por që do luajë me kombëtaren e Greqisë. Mbrojtësi nuk zbriti për asnjë minutë në fushën e lojës. Por patjetër ishte pjesë e një suksesi historik duke dhënë kontributin e tij gjatë këtij sezoni të Conference League.

Përsa i përket Fiorentinës kjo është finalja e dytë rradhazi i Conference League që “vjollcët” dalin të humbur. Pas disfatës së finales në sezonin e shkuar kundër West Ham, erdhi edhe kjo humbje ndaj Olimpiakos. Duke treguar se ky kompeticion është me të vërtetë i “mallkuar” për ekipin nga Firence./www.shkodrasport.com/