Shkodrani Nelson Hysa vazhdon rrugen e suksesshme ne boksin profesionist teksa mbremjen e sotme ka arritur edhe fitoren e katert rradhazi ne po kaq ndeshje te zhvilluara.

E rradhes eshte zhvilluar sot ne Gjermani ku boksieri yne eshte ndeshur me gjermanin Muhamed Ali Durmaz dhe ndeshja eshte mbyllur ne raundin e katert per terheqje te kundershtarit.

Durmaz nuk ka arritur dot t’i rezistoje grushteve te Hyses dhe si rrjedhoje eshte dorezuar ne ring dhe ne kete menyre ky i fundit ka fituar me nokaut. Nje fitore ashtu si dhe ne tre te tjerat dhe kjo e sotmja padyshim qe ka qene edhe me e veçante sepse boksieri gjerman ka qene 200 vende me lart ne renditje dhe vinte ne kete perballje me 32 fitore ne profesionizem.

Por Nelson Hysa ka treguar nje forme shume te mire sportive, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi e deri ne fund derisa ka ardhur edhe fitorja e katert rradhazi me nokaut. Pas ketij suksesi, ai padyshim qe do te ngjitet edhe me shume ne renditje.

“Në fakt erdhi si dhuratë në momentin që mendova se nuk do të fitojë me KO ishte një kombinim perfekt i goditjeve që solli nokautin. Kundërshtari ishte në nivel e në rang botëror shumë më lart se une po fal punës serioze që po bëj arrita ta fitoj ndeshjen me rezultat befasues”, tha Hysa

Nga sa behet e ditur, boksierit shumehere kampion te Shqiperise po i hapet rruga per te luftuar per titullin kampion bote i Federates WBF. Nelson Hyses do t’i mjaftojne edhe dy fitore te tjera dhe do te kete mundesine pastaj te ngjitet ne ring per kete titull. Ndeshja e rradhes per shkodranin do te jete me 23 tetor ne Durres ndaj nje boksieri shume te forte.
Gjergj KOLA