E mori drejtimin e Teutes me 23 nentor te vitit te kaluar kur ajo “dergjej” ne vendin e fundit te renditjes me vetem 8 pike te grumbulluara pas 12 javesh kampionat dhe me pak shpresa per ringritje. Megjithate Edi Martini tregoi edhe njehere tjeter se mbetet “strategu” i kesaj skuadre dhe jo me kot eshte trajneri me i suksesshem ne historine e saj.
Tekniku 48 vjeçar nga Shkodra te shtunen mori nje tjeter fitore ne krye te djemve te detit, pikerisht ate ndaj Kukesit me rezultatin 1-0 fale golit te shenuar nga shkodrani tjeter, Ildi Gruda.
Por suksesi ndaj kukesianeve nuk ka patur thjesht vleren e tre pikeve. Kjo ka qene ndeshja e tij e dhjete ne krye te Teutes dhe per kete periudhe, ajo ka grumbulluar me shume pike se çdo skuader tjeter. Kuptohet edhe me shume se Tirana, Vllaznia e Partizani, skuadra keto pretendente per titull.
Ne 10 ndeshjet qe Martini drejton durrsaket, ka arritur te grumbulloje plot 20 pike, nderkohe qe Tirana ka grumbulluar 18, Vllaznia 16 dhe Partizani 15. Dhe te mos harrojme se ne shumicen e ndeshjeve, ai ka patur te njejtet lojtare ne dispozicion siç ka patur edhe paraardhesi i tij.
Por tekniku shkodran ka ‘çelesin e suksesit” te Teutes dhe te gjithe ne Durres kane filluar te mendojne se çfare do te kishte ndodhur nese ai do ta kishte marre drejtimin e skuadres se tyre qe ne veren e shkuar. Njekohesisht e ka kualifikuar ate edhe per ne çerekfinalet e Kupes se Shqiperise dhe kjo padyshim qe ia rrit edhe me shume vlerat atij si trajner./SHKODRASPORT.COM/
Me poshte keni renditjen e ekipeve ne 10 javet e fundit te ketij kampionati: