Suksesi i ekipit kampion te Shqiperise ne futboll per femra- Vllaznise se Shkodres qe per here te pare kaloi ne turin e dyte te “Uefa Women’s Champions League”, ka marre jehonen e duhur tashme jo vetem ne mediat lokale te metropolit te Veriut.
Diten e sotme ka qene TV Klan qe i ka kushtuar disa minuta ne emisionin e pasdites te prezantueses se mirenjohur Rudina Magjistari. Ne studion e saj kane qene shumica e vajzave te ekipit shkodran te cilat kane folur per kete sukses por edhe per shume gjera te tjera.
Madje, jo vetem kaq. Nje kamera e ketij televizioni ka qene dje ne Shkoder dhe ka ndjekur nje seance stervitore te ekipit te Vllaznise duke bere nje reportazh per te, i cili eshte transmetuar gjate ketij emisioni.
Futbolli i femrave ne vendin tone po rritet gradualisht dhe meriten per kete padiskutim e ka ekipi i Vllaznise i cili jo vetem dominon ne te gjitha aktivitetet kombetare, por tashme po synon suksesin edhe ne Europe.
Pasi ka kaluar me sukses turin e pare te Liges se Kampioneve, duke zene vendin e pare ne grupin 10, Vllaznia do te ndeshet ne turin e dyte me nenkampionen e Danimarkes Fortuna Hjorring dhe ndeshja e pare me te do te luhet me 11 shtator ora 18.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres ndersa ajo e kthimit dy jave me pas ne Danimarke.
www.shkodrasport.com