Xhudistja e Vllaznise Kasandra Kovaçi arrin nje tjeter sukses ne karrieren e saj. Ne kampionatin Ballkanik te 21 vjeçareve qe u zhvillua fundjaven e kaluar ne Tirane, ajo ka arritur te zere vendin e trete duke siguruar ne kete menyre medaljen e bronzte dhe ngjitjen ne podium.

Ne kete Kampionat kane marre pjese 12 shtete me rreth 200 garues. Ai u organizua nga Federata Ballkanike e Xhudos ne bashkepunim me Federaten Shqiptare dhe eshte shoqeruar me nje nivel te larte ndeshjesh.

Xhudisja e Vllaznise Kasandra Kovaçi, e shoqeruar nga trajneri i saj Luigj Shkoza ka garuar ne kategorine -63 kg duke fituar 3 ndeshje perballe kundershtareve nga Bosnja, Greqia dhe Mali i Zi nderkohe qe eshte ndalur ne finale ndaj nje kundershtare nga Turqia.

Megjithate edhe vendi i trete dhe medalja e bronzte e fituar prej saj perben nje sukses sepse kemi te bejme me nje sportiste e cila po tregon nje qendrueshmeri ne rezultatet e saj dhe me siguri qe sukseset nuk do t’i mungojne as ne te ardhmen./www.shkodrasport.com/