Pas një hapi fals në transfertën me Teutën në mesjavë, Tirana u rikthye sërish tek fitorja kundër klasikes me Vllazninë.
Kryeredaktori i sportit në RTV Ora, Altin Sulçe duke evidentuar disa probleme tek Vllaznia, deklaroi në emisionin Ora Sport se nuk kishte surpriza.
Ai u shpreh se futbollistët shkodranë nuk ishin të përgatitur fizikisht. “Ishte në ndeshje që u prit me shumë interes për vetë faktin që diferenca mes Tiranës dhe Kukësit shkoi në minus 6, filluan spekulimet derisa klubi doli në një deklaratë zyrtare pas ndeshjes me Vllazninë.
Kishte diçka një nuk shkonte tek Tirana. Një ndeshje mund të dalë me një rezultat negativ. Klasikja kishte vetëm emrin. Pash një problem të lojtarëve të Vllaznisë në fushë, kishin probleme me frymëmarrjen.
Bënin pak metra në fushë. Duket që fizikisht ekipi kishte probleme. Nuk është se do vi njeri nga planet tjetër për të rregulluar Vllazninë. Lojtarët ishin të papërgatitur fizikisht. /Ora News.tv/