Barazimi i mbremshem ne “Selman Stermasi” ka zhgenjyer ndoshta bardheblute qe tentonin fitoren per te kapur kreun e renditjes, nderkohe qe shkodranet i jane gezuar atij sepse luanin ne transferte dhe per me teper vinin pas dy humbjeve rradhazi.
Sulejman Mema, specialisti i njohur i futbollit, ka qene i ftuar ne “Supersport” per te analizuar kete ndeshje dhe ka vleresuar paraqitjen e ekipit te Vllaznise ne kete 90 minutesh.
“Mendoj se Vllaznia ka bere nje nga ndeshjet me te mira te kampionatit te deritanishem. Ishte e vendosur mire ne fushe dhe me pelqyen lojtaret braziliane.
Tirana nuk kishte qartesine e duhur perpara portes. Nje ndeshje qe per nga menyra si shkoi, rezultati i kesaj ndeshje ishte i drejte”- ka thene Mema.
Megjithate per te, luajtja e ndeshjes pa tifoze dhe me drita, ka qene e pajustifikuar. “Meqe u luajt ne mbremje, mendoj se ishte nje ndeshje qe nuk justifikoi as leket e dritave”- ka thene Sulejman Mema me nje batute ne forme humori.
Vllaznia barazoi 0-0 ne kryeqytet ndaj Tiranes dhe me kete pike padyshim qe do te jete me e qete per vazhdimesine sepse do te ndikoie shume nga ana psikologjike.
www.shkodrasport.com