Javën e kaluar në mungesë të Sukajt për arsye kartonash, në sulmin e Vllaznisë luajti fieraku Ribaj i cili bëri mirë.
Shënoi dy gola në ndeshjen ndaj Skënderbeut duke i dhënë fitoren skuadrës së tij dhe po ashtu, u vlerësua si më i miri i saj.
Kjo tashmë përbën një “problem” për trajnerin Gjoka në pragndeshjen me Lushnjën. Ribaj do të ishte mëkat të ulej në stol e po ashtu, Sukaj nuk e meriton pankinën.
Në këto rrethana nuk përjashtohet mundësia që të dy ata të luajnë sëbashku në këtë ndeshje.
I pyetur rreth këtij fakti, numri 1 i pankinës shkodrane do të shprehej kështu sot në konferencën për shtyp:
“Më vjen mirë që Ribaj u rikthye të gjente formën e tij më të mirë dhe t’i shërbente skuadrës sepse këtë e kam pritur prej kohësh.
Padyshim që do të jetë një vlerë më shumë për skuadrën ashtu siç është Xhevahiri (Sukaj) i cili është një lider i vërtetë.
Unë shpresoj që si njëri ashtu edhe tjetri, apo dhe Lika, Çinari e Kalaja të bëjnë mirë në manovrën sulmuese dhe të shënojnë golat që i duhen Vllaznisë në këtë fazë të fundit të kampionatit.
Në portale të ndryshme kam lexuar (dhe qesh) se Sukaj e Ribaj do të luajnë sëbashku ndaj Lushnjës në sulm por edhe kjo mundësi nuk përjashtohet.
E rëndësishme është ta fitojmë me çdo mënyrë këtë takim dhe nuk ka shumë rëndësi se kush do të jetë në fushë”.
© shkodrasport.com