Nga Endri ÇINARI
Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e fundit kundër Partizanit. Kuqeblutë në këtë mënyrë morën vetëm 1 pikë duke qëndruar në vendin e 5-të pas 10 javëve të para. Ku shkodranët janë në totalin e 15 pikëve, pra vetëm gjysma e marrë nga 30 pikë të mundshme. 9 herë kampionët e vendit shënuan edhe ndeshjen e 4-ët rradhazi pa fitore në Superiore.
Duke konfirmuar kështu një lloj “ngërçi” për skuadrën e drejtuar nga Thomas Brdariç. Megjithatë shënimi i dy golave i konfrimon shkodranët si ekipi me sulmin më të mirë pas 10 javësh.
Kjo pasi skuadra ka shënuar 14 herë deri më tani, më shumë se çdo skuadër tjetër e Superiores. Ku pas shkodranëve vijnë Partizani me 13 gola të shënuar dhe Dinamo e Egnatia me nga 12 gola secila skuadër.
Por ajo që shqetëson në kampin kuqeblu është pësimi i golave. 2 gola e pësuar nga Partizani e dërguan në 12 totalin e pranuar nga Vllaznia në këtë edicion deri më tani. Që është një shifër e lartë për një ekip pretendent. Vllaznia nuk ka pësuar gol vetëm në 3 ndeshje këtë sezon. Barazimin 0-0 kundër Elbasanit dhe fitoret 2-0 kundër Bylis dhe 0-1 përballë Partizanit në javën e parë.
Në të gjitha ndeshjet e tjera skuadra ka pësuar gola, duke u treguar e brishtë në repartin e prapavijës. Këtë fakt e theksoi edhe trajneri Brdariç në fjalët e tij pas ndeshjes me Partizanin të shtunën.
Gjermani tha që do merren masat që ekipi të mos gabojë më duke pësuar gola të evitueshëm. Ndryshimi pritet të reflektohet që nga ndeshja e rradhës kundër Tiranës, ku Vllaznia do kërkojë fitoren pas 4 ndeshjesh në Superligë./www.shkodrasport.com/